POGRADEC

Një aksident ka ndodhur para pak minutash në Qafë-Plloçë, ku si pasojë janë krijuar radhë të gjata trafiku.

Gazetarja Lorena Kodra, raporton për “BalkanWeb”, se në aksident janë përfshirë një mjet dhe një trajler, ndërsa shton se fatmirësisht nuk ka të lënduar, por vetëm dëme material.

Nga makinat që janë në pritje, për shkak të avarisë së krijuar nga aksidenti, janë ato të voglat, por edhe automjetet e tonazhit të rëndë.

Policia po ndërhyn për të bërë të mundur eliminimin e trafikut si dhe zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb