Një aksident ka ndodhur pranë vendit të njohur si depoja e ujit në qafën e Koshovicës në aksin Fier-Levan.

Gazetari Ervis Kuçi raporton për ‘BalkanWeb’ se shtetasi Agron Cobo, rreth 60 vjeç, ka qenë duke lëvizur me një motomjet, dhe si pasojë e shpejtësisë së madhe është përmbysur në mes të rrugës. Mësohet se një automjet tip ‘Passat’, i cili lëvizte nga Fieri në drejtim të Levanit, nuk ka mundur dot të shmang përplasjen mjetin tjetër.

Si pasojë ka mbetur i plagosur 60-vjecari Agron Cobo, i cili është transportuar për në Spitalin Rajonal Fier. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat zjarrfikëse dhe policia rrugore, për të verifikuar shkaqet e aksidentit
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb