Një aksident është shënuar pak minuta më parë në qytetin e Fierit.

Gazetari Ervis Kuçi, raporton për “BalkanWeb”, se aksidenti ka ndodhur në pedonale, shumë pranë qendrës së qytetit. Sipas tij, në aksident është përfshirë një makinë e markës “Benz”.

Nga informacionet paraprake, mësohet se shkak i aksidentit është bërë hyrja e papritur në rrugë e një mjeti që qëndronte e parkuar. Për të shmangur përplasjen me makinën, shoferi i “Benzit” ka devijuar dhe është përplasur me pemën. Për fat të mirë mësohet se nuk ka të lënduar nga ky aksident.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: