Një automjet që transportonte para është aksidentuar në Rinas.

Sipas policisë makina në momentin që ka ndodhur aksidenti, nuk ka pasur shuma monetare, dhe nuk ka të lënduar.

Sakaq policia po heton për zbardhjen e plotë ngjarjes. Ndërsa ende nuk dihen shkaqet e aksidentit.

Rinas Permbyset Makina

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 16.02.2023, në Rrugën e Rinasit, shtetasi B. J., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Automjeti që drejtonte shtetasi B. J. përdorej për transportimin e vlerave monetare, por në momentin e aksidentit ka qenë bosh.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: