Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në rreth rrotullimin e Rrogozhinës.

Gazetari Shkëlzen Henkoja raportoi për “BalkanWeb” se një kamion i ngarkuar me skrap është përmbysur sapo është futur në rreth rrotullim.

Ende nuk dihet nëse ka pasur persona të lënduar. Për shkak të aksidentit është krijuar trafik në autostradë, ndërsa policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet si dhe ka normalizuar qarkullimin.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb