RRËSHEN– 7 persona janë plagosur si pasojë e një aksidenti në rrugën e Kombit. Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të së enjtes në aksin rrugor Rubik-Rrëshen, në vendin e quajtur Munaz.

Një mjet tip ‘Fiat’ me targa AA742JZ drejtuar nga shtetasi Veli Hoda banues në Kukës, është përplasur me mjetin tip ‘Benz’ me targa AA776JS që drejtohej nga shtetasi Avdi Gjoklaj, banues në Tiranë. Sipas burimeve nga policia bëhet me dije se janë plagosur shtetasit N.D 27 vjeç, F.Gj 61 vjeç, L.Gj 54 vjeç, B.B 25 vjeç, N.G 80 vjeç, S.V 63 vjeç.

Katër personat e parë janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Rrëshenit, ndërsa 3 të tjerë janë dërguar në Spitalin e Trumës në Tiranë, pasi morën plagë më të rënda.

Policia në vendngjarje ka arrestuar drejtuesin e mjetit tip ‘Fiat’ Veli Hoda, pasi rezultoi i dehur dhe ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor. Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb