RINAS

Policia e Tiranës njofton se një aksident automobilistik ka ndodhur këtë mbrëmje në rrugën e Rinasit.

Sipas policisë, një makinë ka përplasur një motor dhe për rrjedhojë, është plagosur shoferi.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Në rrugën e Rinasit, një mjet ende i paidentifikuar ka aksidentuar mjetin motorr me drejtues shtetasin K. D., 47 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Vijon puna nga grupi hetimor për identifikimin dhe kapjen e mjetit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb