Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur rreth orës 22:00 në Tapizë, Fushë Krujë.

Në këtë aksident rrugor janë përfshirë dy automjete. Si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i njërit prej mjeteve, shtetasi Qemal Shabani rreth 60 vjeç.

Gjithashtu është lënduar drejtuesi i mjetit tjetër shtetasi Pal Kacoli, 29 vjeç dhe shtetasja Sh.Sh 39 vjeçe. Të dy këta persona ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb