LEZHA

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Balldre.

Gazetari Elidon Ndreka raporton për BalkanWeb se dy automjete janë përplasur, saktësisht një i tipit ‘’Peugeot’’ me drejtuese Marie Malaj dhe tjetri ‘’Benz’’ me drejtues Ali Dushkun.

Nga përplasja ka pasur një të plagosur, Ali Dushkun që është transportuar në spitalin rajonal të Lezhës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb