Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Rubik. Sipas informacioneve të para një autobus dhe një autoveturë janë përplasur e për pasojë ka humbur jetën një person.

Mësohet se autobusi një agjensie turistike u përplas me automjetin tip “Alfa Romeo” me drejtues shtetasin Led Caka, i cili ka humbur jetën në vend. Po kështu janë plagosur dhe 8 pasagjerë të autobusit, të cilët janë transportuar në spital.

Informacion paraprak
Në qytet Rubik, Mirditë, janë përplasur automjeti i një agjensie turistike me drejtues K.M., me automjetin tip “Alfa Romeo” me drejtues shtetasin L.C.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit “Alfa Romeo” shtetasi L.C si dhe kanë marrë demtime 8 shtetas që ndodheshin pasagjerë në mjetin me drejtues shtetasin K.M.,të cilët janë dërguar në spitalin e Mirditës dhe Kurbinit dhe ndodhen nën kujdesin mjekësor

Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb