SARANDA

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit teksa një ambulancë është përplasur me një automjet me targa angleze.

BalkanWeb mëson se në orën 04:00 në kryqëzimin e lagjes nr.3 në Sarandë, ambulanca e qytetit është përplasur me mjetin tjetër që ka përfunduar në një lokal pas aksidentit.

Shoferi i mjetit me targa angleze është plagosur, kurse nga ambulanca një infermiere 57-vjeçare me inicialet A.R, është në gjendje të rëndë për jetën sa është dërguar me një helikopter drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë për kurim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb