Aksident në Shëngjin. Një 7-vjeçare ka mbetur e plagosur pasi u përplas nga një automjet teksa po kalonte rrugën.

Mësohet se 7-vjeçarja është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Lezhës dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Bëhet me dije se aksidenti ndodhi në rrugën hyrëse të Shëngjinit, ndërsa drejtuesja e automjetit L. Gj. 45 vjeçe, banuese në Shëngjin, u shoqërua nga policia.

Shëngjin: Aksidentoi një fëmijë të mitur 7 vjeç dhe u largu nga vendi i aksidentit, Policia identifikon dhe shoqëron drejtuesen e mjetit.

Rreth orës 16:00, në Shëngjin, në vendin e quajtur ” Te Lapidari”, nga një mjet në lëvizje i cili është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, është aksidentuar shtetasja e mitur afgane A. F. 7 vjeçe, banuese e përkohshme në Shëngjin, e cila ndodhet në spital për ndihmën e nevojshme mjekësore, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Falë veprimeve të shpejta hetimore, shërbimet e Policisë Rrugore kanë bërë të mundur identifikimin dhe shoqërimin në ambientet e policisë të mjetit të përfshirë në aksident, konkretisht mjeti tip “Fiat Punto” me drejtuese shtetasen L. Gj. 45 vjeçe, banuese në Shëngjin, ku po kryhen veprimet procedurale.

Gjithashtu, grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb