Një aksident është regjistruar sot në rrugën Sallmone-Shijak. Ngjarja ndodhi rreth orës 09:55. Burime zyrtare bënë me dije se një automjet me drejtues shtetasin G. M., ka përplasur një motomjet me drejtues shtetasin me inicialet I. F.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motomjetit shtetasi me inicialet I. F., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: