Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër.

Një 38-vjeçar ka ndërruar jetë, pasi ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Shtetasi me inicialet M.L, banues në fshatin Hot, Malësi e Madhe, ka humbur jetën teksa transportohej për në spital, si pasojë e plagëve të marra.

Njoftimi i policisë: 

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 21:00, tek rreth rrotullimi Koplikut, shtetasi M.L, 38 vjeç, banues në fshatin Hot, Malësi e Madhe, duke drejtuar automjetin tip Opel, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Drejtuesi i automjetit shtetasi M.L, pësoi dëmtime të rënda dhe për pasojë gjatë rrugës për në spital ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: