SHKODËR

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në vendin e quajtur Kryebushat, në rrugën Shkodër-Tiranë. Një mjet tip “Benz” ngjyrë gri ka përplasur një motoçikletë. (foto ilustruese)

Drejtuesi i motoçikletës ka përfunduar në kanal në anë të rrugës dhe mësohet se ka humbur jetën për shkak të përplasjes së fortë. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit të ndodhur.

“Më datë 19.01.2021, rreth orës 12:10, në aksin rrugor Shkodër – Bushat, në fshatin Beltojë, mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin H. M. është përplasur me një motoçikletë ku si pasojë e përplasjes drejtuesi i motoçikletës, shtetasi L. L. 68 vjeç banues në fshatin Ashtë, Shkodër, ka ndërruar jetë.
Veprimet po kryhen me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, bën të ditur policia.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: