Një fëmijë 7 vjeç është aksidentuar pasditen e sotme në Shkodër. Mësohet se fëmija është përplasur nga një automjet afër xhamisë, përtej urës së vjetër të Bunës.

Drejtuesi i mjetit është ndaluar nga policia, ndërsa i mituri u dërgua në spitalin rajonal dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 15:30 në aksin rrugor Shkodër -Shirokë, mjeti tip Toyota, me drejtues shtetasin Z. H. 32 vjeç banues në fshatin Postribë, ka përplasur lehtë, shtetasin e mitur Z. K. 8 vjeç, i cili ka marrë plagë të lehta dhe po merr mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër

Vijojnë veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb