DURRËS

Një person ka mbetur i plagosur në një aksident pasditen e sotme pranë Sukthit. Sipas burimeve zyrtare, aksidenti ndodhi rreth orës 15:10, në aksin rrugor Tiranë- Durrës, në Sukth, ku një automjet tip kamion me drejtues shtetasin A. P., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin T. Ç.

Si pasojë e përplasjes është lënduar drejtuesi i automjetit shtetasi T. Ç., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb