Një 69-vjeçare ka mbetur e plagosur në një aksident në Tepelenë, teksa policia ka arrestuar shoferin e mjetit.

Policia e Gjirokastrës deklaron zyrtarisht se specialistët e Trafikut Interurban dhe Urban arrestuan në flagrancë shtetasin A. Ç., 51 vjeç, banues në fshatin Dhëmblan, Tepelenë, pasi duke drejtuar mjetin tip furgon “Benz” ka goditur shtetasen F. D., 69 vjeçe, banuese në fshatin Dhëmblan, e cila ndodhet në spitalin Rajonal Gjirokastër jashtë rrezikut për jetën.

Materialet në ngarkim të shtetasit A. Ç. i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: