Një aksident është regjistruar në rrugën “Bilbilenjtë” në lagjen “Mustafa Matohiti” në Tepelenë.

Sipas policisë shtetasi A.B., duke drejtuar automjetin tip ‘Toyota’ ka përplasur dy fëmijë. Mësohet se fëmijët janë transportuar në spital për të marrë ndihmën mjekësore , ndërsa ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq drejtuesi i automjetit u shoqërua në ambientet e Komisariatit të Policisë Tepelenë.

Njoftimi: Rreth orës 20:15, në rrugën “Bilbilenjtë”, në lagjen “Mustafa Matohiti”, Tepelenë, shtetasi A. B., banues në Tepelenë, duke drejtuar automjetin tip “Toyota”, ka përplasur 2 fëmijë, të cilët u transportuan në spital, për të marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i automjetit u shoqërua në ambientet e Komisariatit të Policisë Tepelenë për të kryer procedurat e mëtejshme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: