TEPELENË

Një person ka mbetur i plagosur në një aksident mëngjesin e sotëm në Tepelenë.

Rreth orës 09:05, në aksin rrugor Ura e Leklit-Këlcyrë, në afërsi të fshatit Dragot, është përplasur automjeti tip “Benz” (kamionçinë), me drejtues shtetasin K. S. dhe automjeti tip “Scania” (trailer), me drejtues shtetasin P. I. (Foto ilustruese)

Për pasojë është lënduar drejtuesi i automjetit tip “Benz”, shtetasi K. S., i cili është transportuar në spital, për të marrë ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: