TETOVË-Një aksident me pasojë dy të vdekur ka ndodhur mbrëmjen e sotme ne afërsi të një karburanti në Tetovë. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:00 në autostradën Tetovë- Shkup, në afërsi të Zonës së Lirë Ekonomike.

Sipas mediave vendase dy të rinjtë që kanë humbur jetën lëviznin me një motoçikletë e cila ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një mur.

Viktimat janë A.B dhe H.H, 25 dhe 20 vjeç të dy shqiptarë nga Tetova. Autoritetet kanë nisur hetimet për ngjarjen.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb