TIRANË- Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë. Sipas të dhënave paraprake një urban ka pësuar defekt teknik dhe ka dalë nga rruga në qendër të Kamzës duke hipur mbi trotuar dhe duke u ndalur nga një mur.

Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se autobusi ka marrë përpara babë e bir të cilët po ecnin në trotuar. Nga goditja është plagosur djali, i cili është transportuar në spital ku fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. “BalkanWeb” sjell foto nga vendi i ngjarjes.

Autobusi Kamzes Del Nga Rruga
Autobusi Kamzes Del Nga Rruga

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb