Një autobus ka përplasur ditën e sotme në Tiranë një biçikletë duke lënë një 39-vjeçar të dëmtuar i cili ka përfunduar në spital pas plagëve të marra.

Shtetasi me iniciale I. M. ka qenë duke drejtuar mjetin tip autobus kur ka aksidentuar shtetasin E. C. që lëvizte me biçikletë.

Sakaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i plotë: 

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 29.09.2022, në Rrugën e Dibrës, shtetasi I. M., duke drejtuar mjetin tip autobus ka aksidentuar biçiklistin shtetasin E. C., 39 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, shtetasi E. C. është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: