ELBASAN

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, pranë rrethrrotullimit të nje qendre tregtare.

Burime nga policia bëjnë me dije se në aksident janë përfshirë dy mjete dhe si pasojë është aksidentuar këmbësorja 67 vjeçe me iniciale N.B, e cila ka ndërruar jetë në spital.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes ku edhe po dokumenton rrethanat e mundshme të aksidentit.

“Në aksin rrugor Tiranë – Elbasan, në afërsi të TEG-ut, janë përplasur dy mjete, si pasojë është aksidentuar këmbësorja N.B, 67 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.”-njofton policia.

(Balkan Web)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: