Ditën e sotme rreth orës 16:00 një i ri ka plagosur një shtetase ende të paidentifikuar në bulevardin Zhan D’Ark.

Nga njoftimi i policisë mësohet se 23-vjeçari Marjol Aliko ka përplasur me makinë shtetasen e cila është dërguar me urgjencë në spital ku ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Sakaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Gazetari Igli Çelmeta raporton se policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit.

Informacion paraprak
Më datë 07.02.2023, në orën 16:00, në bulevardin Zhan D’Ark, shtetasi M. A., 23 vjeç, duke drejtuar automjetin ka aksidentuar një shtetase, ende të paidentifikuar, e cila si pasojë ka ndërruar jetën në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: