Një aksident ka ndodhur këtë mbrëmje në Tiranë, me pasojë plagosjen e një personi.

Policia njofton se drejtuesi i një motorri ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rrugës, duke u dëmtuar.

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 17.07.2020, rreth orës 21:35, në Lanabregas, motorri me drejtues shtetasin A.M., ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rrugë, për pasojë është dëmtuar dhe u dërgua menjeherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb