TIRANE

Policia informon se një aksident automobilistik ka ndodhur sot në Tiranë.

Një makinë e drejtuar nga shtetasi B.B ka përplasur biciklistin me inicialet B.R 22 vjec. Ky i fundit është dërguar në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 03.06.2020, rreth orës 19:34, në rrugën e “Elbasanit”, në kryqëzim me rrugën “Qamil Guranjaku”, mjeti me drejtues shtetasin B.B., ka përplasur biçiklistin B.R., 22 vjeç, i cili është dërguar në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb