TIRANË

Një tjetër aksident ka ndodhur sot në Tiranë, teksa i plagosur ka mbetur aktori i njohur i humorit Gazmend Paja. Sipas burimeve zyrtare, aksidenti ka ndodhur rreth orës 11:08, në “Rrugën e Kavajës”, ku mjeti me drejtues shtetasin E. K., është përplasur me motomjetin që drejtohej nga  aktori Gazmend Paja.

Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, aktori i njohur i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi Hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb