TIRANË
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në periferi të Tiranës. Sipas të dhënave zyrtare, aksidenti ndodhur rreth orës 08:13, në rrugën e fshatit Prush, Vaqarr.
Mjeti me drejtues E.B., ka aksidentuar një biçiklist ende i paidentifikuar, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.