TIRANË

Një aksident është ka ndodhur pak minuta më parë në Tiranë.

 

Burime zyrtare të policisë, njoftojnë se mjeti me drejtues shtetasin G. I., është përplasur në kryqëzimin e rrugës “Bardhyl” me drejtuesin e motorit R. T.

 

Si pasojë ka mbetur i dëmtuar ky i fundit, i cili aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 18:30, në kryqëzimin e rrugës “Bardhyl” me rrugën “Kongresi i Manastirit” është përfshirë në përplasje mjeti me drejtues shtetasin G. I me motomjetin me drejtues shtetasin R. T, 32 vjeç.

Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit shtetasi R. T, i cili ndodhet në spital, paraprakisht jashtë rrezikut për jetën.

Vijon puna nga Grupi Hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: