TIRANA

Një aksident ka ndodhur në bulevardin ”Bajram Curri” të kryeqytetit pasi një mjet përplasi këmbësorin e moshuar.

Aksidenti ndodhi rreth orës 19:10 të pasdites teksa mjeti drejtohej nga E.D, 32 vjeç kurse i moshuar i përplasur u dërgua në spital.

 

NJOFTIMI NGA POLICIA

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 24.09.2020, rreth orës 19:10, tek bulevardi “Bajram Curri” mjeti me drejtues shtetasin E.D., 32 vjeç, ka aksidentuar një këmbësor ende të paidentifikuar rreth 75 vjeç, i cili u dërgua menjëherë në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb