Një aksident është regjistruar sot në kryeqytet, ku një motor ka përplasur një 75-vjeçare. Ngjarja ndodhi rreth orës 17:40, në rrugën “Tre Dëshmorët”.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se motori me drejtues shtetasin me inicialet K.N., ka aksidentuar këmbësoren shtetasen me inicialet V.Z., e cila u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë Nr.6, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb