TIRANË

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë. Sipas informacioneve zyrtare, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Dervish Hima”, ku janë përfshirë në përplasje 3 mjete.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar pasagjeri i njërit prej mjeteve shtetasi S.V., i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë dhe Grupi Hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: