TIRANË- Një automjet është aksidentuar pasditen e sotme në kryeqytet por fatmirësisht nuk ka të lënduar. Automjeti tip “BMW X5” sipas qytetarëve ka qenë me shpejtësi tej normave çka ka sjellë edhe humbjen e kontrollit nga drejtuesi dhe përmbysjen pranë “21 Dhjetorit” në Tiranë. Fotot e mbërritura në redaksinë e BalkanWeb tregojnë edhe automjetin e përmbysur që ka bllokuar për minuta të tëra qarkullimin dhe ka krijuar trafik.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: