POGRADEC

Një aksident ka ndodhur në fshatin Tushemisht të Pogradecit teksa është plagosur një shofer.
Dy mjete janë përplasur me njëra tjetrën teksa udhëtonin në aksin rrugor të fshatit.

Një prej shoferëve u plagos nga ky aksident dhe ndodhet në spitalin e Pogradecit.
Gazetarja Lorena Kodra raporton për BalkanWeb se për shkak të fluksit në këtë aks rrugor për shkak se Tushemishti si fshat turistik vizitohet gjatë verës, edhe aksidentet janë më të shpeshta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb