Një aksident është regjistruar sot në Korçë, ndërsa e plagosur ka mbetur një kalimtare. Ngjarja ndodhi pak minuta më parë në unazën e qytetit.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për ‘BalkanWeb’ se një mjet ka përplasur një këmbësore.

Burime thonë se gruaja është transportuar në spital, ndërsa është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: