Një aksident ka ndodhur në Unazën e Madhe, ku një automjet tip ‘Benz’ ka humbur kontrollin dhe është përplasur me shtyllat e ndriçimit.
Në automjet ndodheshin dy persona; njëri prej tyre, pasagjeri, është dërguar në spital me plagë.
Po ashtu, është bërë testi i alkoolit për drejtuesin e mjetit, i cili dyshohet të ketë qenë në gjendje të dehur.
Pasagjeri ka mbetur i plagosur. Policia është në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e aksidentit.
(BalkanWeb)