Një aksident është regjistruar sot në fshatin “Çiflik” në Urë-Vajgurore.

Gazetarja Eneida Petova raporton për “Balkanëeb” se aksidenti është regjistruar rreth ores 17.30 të mbrëmjes së aksin rural Urë Vajgurore-Çiflik.

Ka qënë shhtetasi Arqile Llambi Mata,që duke drejtuar mjetin bujqësor traktor,ka humbur kontrrollin dhe është përplasur me një motoçikletëme targa AI 412.

Si pasojë e përplasjes është plagosur drejtuesi i motoçikletës, Kristi Vreto,26-vjeç,ndërkohë që traktori është përmbysur. I palgosuri Vreto është dërguar në Spitalin Rajonal të Beratit,ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të policisë,që po kryejnë hetimet e nevojshme për të zbuluar shkaqet dhe dinamikën e aksidentit.

Paraprakisht mendohet se shkak për aksidentin është bërë drejtuesi i traktorit, që për shkak të shpejtësisë, ka humbur kontrollin në një kthesë duke u përplasur me motorin dhe më pas ka përfunduar i përmbysur në anë të rrugës.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb