SHKODËR
-Shkon në 3 numri viktimave në aksidentin e rëndë, të ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Vau i Dejës-Koman, pranë fshatit Karm.

Rreth mbrëmjes, ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Tiranë Artan Bajrami, 32 vjeç, duke mos i bërë dot ballë plagëve të marra. 32-vjeçari u transportua me helikopter nga Shkodra drejt Tiranës, fill pas aksidentit.

Menjëherë pas aksidentit humbën jetën shtetasit Elidon Druni 23 vjeç, Agim Kasemi, 32 vjeç, ndërsa mbetën të plagosur rëndë Edmond Kola, 23 vjeç dhe Artan Bajrami. Aktualisht në spital qendron i plagosur 23-vjeçari Kola.

Policia e Shkodrës bëri të ditur se mjeti i aksidentuar me 4 persona është e tipit Fuoristradë me targa TR8145P dhe në vendin e quajtur ‘Karmë’ ka dalë nga rruga duke përfunduar disa metra poshtë në greminë.

Katër të rinjtë, banorë të qytetit të Shkodrës dhe rrethinave po ktheheshin nga puna, sepse punonin në një minierë në fshatin Karm. Duket se shoferi ka humbur kontrollin e mjetit duke bërë që automjeti të dalë nga rruga dhe të bjerë në humnerë.
Paraprakisht dyshohet se drejtuesi i mjetit mund të ketë humbur kontrollin për shkak edhe të ngricës.

(d.b/ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb