VLORA

Një aksident ka ndodhur në Vlorë pasditen e sotme me një automjet në fshatin Gjormë që ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë, janë dëmtuar shoferi e pasagjeri që udhëtonin nëk ëtë automjet.

Ata janë dërguar në spital e po marrin ndihmën mjekësore.

 

NJOFTIMI NGA POLICIA

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 03.01.2021, rreth orës 15:20, në fshatin Gjormë, Vlorë, një automjet me drejtues shtetasin A. R., ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb