Ka ndërruar jetë 69-vjeçari, i cili u përplas nga një makinë në Vlorë.

Gazetari Enrik Mehmeti raportoi pak më herët për “BalkanWeb” se i moshuari Razi Hoxhaj ishte dërguar nga policia në spital në gjendje të rëndë shëndetësore dhe ishte futur menjëherë në sallën e operacionit.

Policia njofton se 69-vjeçari ka ndërruar jetë, si pasojë e plagëve të marra.

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 09:15, në aksin rrugor Vlorë-Llakatund, një automjet tip “Toyota”me drejtuese shtetasen A. M, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin R. H., 69 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spitalin e Vlorës.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb