Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në rrugën “Sadik Zotaj” në Vlorë. 43-vjeçari K.G., ka përplasur 62-vjeçarin B.V., i cili po udhëtonte me biçikletë. 62-vjeçari ndodhe në spitalin e Vlorës jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë 43-vjeçari është shoqëruar në Komisariat.

Vlorë/Informacion paraprak

Sot rreth orës 17:30, në rrugën “Sadik Zotaj”, shtetasi K. G., 43 vjeç, duke drejtuar automjetin “Peugeot”, ka aksidentuar biçiklistin me iniciale B. V., 62 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i automjetit u shoqërua në Komisariat, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: