VLORË

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë, ku ka mbetur i plagosur një këmbësor. Sipas informacioneve paraprake nga Policia e Vlorës, aksidenti ndodhi në orën 19:15, në vendin e quajtur Ura e Gjormit, ku një automjet, me drejtues shtetasin S. G., 30 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin me iniciale R. S, 34 vjeç.

I plagosur është dërguar në spitalin e Vlorës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb