VLORË

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë, ku ka mbetur i plagosur rëndë një person.

Sipas burimeve zyrtare, ngjarja ka ndodhur në lagjen “Kushtrim”, ku një mjet i markës “Benz”, me drejtues ende të paidentifikuar ka aksidentuar duke u larguar nga vendngjarje shtetasin M. S, i cili ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon punën për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: