TIRANË

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Vorë, ku ka mbetur i plagosur një person. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:40, ku janë përfshirë dy mjete, ku njëra nga mjetet ka dalë nga rruga.

Si pasojë është dëmtuar drejtuesi, shtetasi A. H., 40 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: