TIRANË

Një aksident ka ndodhur mesnatën e kaluar në rrugën interurbane kryesore Tiranë- Durrës pranë QTU.

Gazetari Igli Çelmetaj raportoi për “BalkaWeb” se dy mjete janë përplasur me njëra tjetrën në rrugën dytësore dhe kanë mbetur të plagosur katër persona. Bëhet fjalë për shoferët e të dyja mjeteve dhe dy të mitur 12 dhe 14 vjeç.

Sipas burimeve nga spitali, njëri prej të miturve ndodhet në gjendje të rëndë.

Policia ka kryer veprimet hetimore në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.

“Më datë 02.07.2022, rreth orës 23:50, në autostradën Tiranë-Durrës, janë përplasur mjeti me drejtues shtetasin E. Ç., me mjetin me drejtues shtetasin A. F.


Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i mjetit shtetasi E. Ç., dhe dy pasagjerët e mjetit tjetër, 12 dhe 14 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njoftoi policia.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb