KORÇA

Një aksident ka ndodhur në pasditen e sotme në qytetin juglindor të Korçës. Gazetarja Lorena Kodra raporton për BalkanWeb se një mjet ka përplasur një këmbësor të moshuar në rrugë.

Policia njofton se i moshuari J.Zh, u transportua në spitalin e Korçës në gjendje të rëndë shëndetësore. Drejtuesi i mjetit nga ana tjetër nuk ndodhet në vendin e ngjarjes pasi është larguar menjëherë pas aksidentit.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 01.02.2021, rreth orës 18:40, në lagjen nr. 18, Korçë, një automjet tip “Ford”, ka aksidentuar këmbësorin J. Zh., 80 vjeç, banues në Korçë, i cili u transportua në Spitalin e Korçës ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Nga ana e Policisë, po punohet për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit i cili u largua nga vendngjarja dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb