Një aksident i fortë është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Axhensi-Spital, në vendin e quajtur “Rrapi”,në lagjen “30-Vjetori” Mjeti, tip Ford kamionçinë që ishte i mbushur me bombula gazi është përplasur me një ambulancë, që ka qënë duke lëvizur me shpejtësi për shkak të një emergjence.

Nga përplasje midis dy mjeteve janë regjistruar dëme materiale,ndërsa mjekët që ndodheshin brenda në ambulancë dhe pacienti kanë marrë plagë të lehta,ashtu sikurse edhe dy drejtuesit e mjeteve. Në vëndngjarje kanë shkuar forca të shumta policie,që po punojnë për të zbuluar shkaqet dhe dinamikën e këtij aksidenti.

Mësohet se mjeti tip kamjoçinë ishte mbushur me bombula gazi në momentin kur mendohet se ka dalë nga një rrugë dytësore dhe i ka prerë rrugën ambulancës. Pas aksidentit, bombulat e gazit janë hequr me shpejtësi nga një tjetër automjet, për të shmangur rrezikun e ndonjë shpërthimi të mundshëm

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb