GJERMANI- Të paktën 3 fëmijë shqiptarë kanë ngelur të plagosur pas një aksidenti rrugor. Ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Ruhpolding të Gjermanisë. Mësohet se një 64-vjeçar ka aksidentuar 5 fëmijë shqiptarë, të cilët kishin lidhje gjaku mes njëri-tjetrit.

Raportimet e fundit kanë treguar se tre fëmijët janë jashtë rrezikut për jetë, ndërsa dy tjerët që i shpëtuan aksidentit trajtohen nga psikologët për shkak të shokut të përjetuar, përcjell albinfo.ch.

Sipas Kryqit të Kuq bavarez, që të pesë fëmijët janë dërguar në spitalet më të afërt, ndërsa për shkak të pamjeve të rënda, në vendngjarje ka ndalur edhe ekipi i intervenimit të shpejtë në rast të krizës. Nga pesë fëmijët, dy vajza kanë pasur lëndime të mëdha, ndërsa janë dërguar me helikopter në Klinikën Traunstein, ku është shtruar edhe një vajzë tjetër, për shkak të shokut që kishte përjetuar.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: