Një fëmijë vetëm 6-vjeçar është përplasur nga një motor, ndërsa është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Traumës. Aksidenti ka ndodhur paraditen e sotme në Rrugën e Kavajës.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 15.07.2020, rreth orës 10:30, në rrugën e “Kavajës” motorri me drejtues shtetasin M.O., 34 vjeç, ka aksidentuar fëmijën me iniciale A.Gj, 6 vjeç, i cili u dërgua menjeherë në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i motorrit ndodhet në vendngjarje.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: